FAQJA E PARE KRYESORENga disavantazhi 0-2, fiton 5-2. Vllaznia U16 mund Dinamon dhe 'fluturon' në...

Nga disavantazhi 0-2, fiton 5-2. Vllaznia U16 mund Dinamon dhe ‘fluturon’ në krye të renditjes

Me fitore e ka mbyllur ndeshjen e rradhës për kampionat Vllaznia U16. Atë që ka luajtur mesditën e sotme përballë Dinamos në fushën sportive “Reshit Rusi”. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Valdano Nimani kanë triumfuar me rezultatin 5-2 në këtë takim.

Kjo ndeshje dhuroi emocione sepse kanë qenë dinamovitet ata që shënuan dy gola njëri pas tjetrit me anë të Kojelit dhe Muçajt. Si rrjedhojë në minutën e 31-të ata e shikonin veten në avantazh 2-0. Por jo çdo gjë kishte marrë fund. Maldis Boshnjaku do të ngushtonte shifrat dhe pjesa e parë do të mbyllej 2-1 në favor të miqve.

Pjesa e dytë do të ishte “bombë” për kuqeblutë që shënuan 4 gola dhe merituan një fitore në shifra të thella. Albjon Troja i futur në lojë në këtë pjesë do të barazonte fillimisht shifrat në 2-2 dhe pas tij do të ishte mesfushori Siar Hoxhaj që do të shënonte golin e avantazhit pak minuta më vonë.

Megjithatë nuk do të mbaronte këtu sepse Troja e Boshnjaku do të shënonin dhe nga një gol të dytë personal dhe kësisoj i gjithë takimi do të mbyllej me fitoren 5-2 të Vllaznia U16. Pas këtij suksesi ajo mban vendin e parë në renditje me 23 pikë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments