FAQJA E PARE FUTBOLLLAJMI I FUNDIT/ Bekim Balaj nesër drejt Serbisë

LAJMI I FUNDIT/ Bekim Balaj nesër drejt Serbisë

Kapiteni i ekipit të Vllaznisë në orët e para të mëngjesit të nesërm do të udhëtojë drejt Serbisë. Arsyeja është se ai duhet të jetë i pranishëm në hedhjen e shortit të Kampionatit Europian U21 që zhvillohet vitin e ardhshëm në Shqipëri dhe Serbi.

Siç dihet, ish- futbollisti i kombëtares shqiptare është zgjedhur të jetë ambasador i këtij evenimenti shumë të rëndësishëm dhe prandaj duhet të jetë medoemos i pranishëm në shortin e nesërm që hidhet duke filluar nga ora 18.30 në “Sava Congress Center” të Beogradit.

Si rrjedhojë ka marrë leje nga drejtuesit e Vllaznisë për të munguar në stërvitjen e nesërme, por pritet të jetë i pranishëm në stërvitjen e një dite më pas që është edhe e fundit para ndeshjes me Laçin.

Ndërkohë përveç Balajt, të pranishëm në ceremoninë e hedhjes së shortit do të jenë edhe disa përfaqësues të Bashkisë Shkodër, si njëri prej qyteteve mikëpritëse të këtij evenimenti shumë të rëndësishëm.

Kampionati Europian U21 do të startojë më 16 qershor me ndeshjen hapëse në Serbi dhe atë finale që do të luhet më 3 korrik 2027 në “Air Albani” Tiranë. Do të jenë 16 skuadra pjesmarrëse që do t’i luajnë ndeshjet e tyre në 7 qytete dhe njëri prej tyre është edhe Shkodra.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments