Boksieri shkodran Nelson Hysa u ngjit sonte në ring për t’u përballur me gjermanin Agit Kabayel, në sfidën më të rëndësishme të karrierës së tij, por për fat të keq, ëndrra për triumf zgjati vetëm dy raunde, teksa shqiptari u dorëzua pikërisht në raundin e dytë, për shkak të një dëmtimi në shpatull.
Dueli u zhvillua në “Merkur Spiel-Arena” në Duseldorf, ku Kabayel mbrojti për herë të parë titullin e kampionit botëror të peshave të rënda në versionin WBC.
Për Hysën (42 vjeç), ishte i pamposhtur me rekord 25-0 dhe 23 nokaute, teksa ky është shansi i parë për një titull botëror, por nuk i doli.


