FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEShumë raste të shpërdoruara dhe vetëm një gol i shënuar, Basania merr...

Shumë raste të shpërdoruara dhe vetëm një gol i shënuar, Basania merr tre pikë me vlerë ndaj Shirokës

Shumë raste të humbura dhe vetëm një gol i shënuar, por që i ka mjaftuar Basanias për të marrë një trepikësh me shumë vlerë ndaj Shirokës në ndeshjen e rradhës për kampionat, ndeshje e luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi”. Fatin e ndeshjes e ka vendosur goli i shënuar nga Gerison Zhuri që në pjesën e parë dhe i gjithë takimi është mbyllur me rezultatin e ngushtë 1-0.

Takimi duhet thënë se nisi me një momet shumë të vështirë për futbollistin e KF Shiroka Kurti i cili pas një përplasje me kundërshtarin ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe si rrjedhojë është dërguar menjëherë për në ambientet e Spitalit Rajonal të Shkodrës dhe për fat të mirë mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar.

Kjo që ndodhi ka bërë ndeshja të ndëpritet për rreth 25 minuta dhe pas nisjes, ka qenë Basania e cila ka arritur të kalojë në avantazh në ’13 me anë të Zhurit. Ai ka shfrytëzuar një kros të ardhur nga e djathta, ka goditur saktë me kokë dhe topi ka përfunduar në rrjetë.

Pas këtij momenti skuadra e trajnerit Shytani ka krijuar edhe një mori rastesh të tjera shënimi, por të pashfrytëzuara dhe si rrjedhojë pjesa e parë do të mbyllej vetëm me një gol të shënuar.

Edhe në pjesën e dytë ka disa raste shënimi, por sërish futbollistët e Basanias gabojnë. Për të mbërritur tek minuta e 71-të kur Outtara merr kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuqin duke e lënë Basanian me 10 futbollistë. Kjo gjë bëri që futbollistët e Shirokës “të marrrin zemër” dhe të shohin më shumë drejt portës së Gerbetit, duke patur edhe raste shënimi, por pa sukses.

Përfundimisht 1-0 për Basanian që me këtë fitore ngjitet në kuotën e 12 pikëve dhe mban vendin e shtatë në renditje, ndërsa Shiroka vijon të jetë e fundit me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments