FAQJA E PARE KRYESOREFutbollisti shkodran Sabah Kerjota asist në fitoren e Hearts ndaj Celtic

Futbollisti shkodran Sabah Kerjota asist në fitoren e Hearts ndaj Celtic

Shkruar nga Gjergj KOLA

Sabah Kerjota vazhdon të konfirmojë momentin e mirë që po kalon me ekipin e tij Hearts. Pasi kishte shënuar dhe dhënë asist në dy ndeshjet e kaluara të vlefshme për kampionatin skocez, por edhe të Conference League, ai ka spikatur edhe në ndeshjen e sotme ndaj Celtic.

Takimi i vlefshëm për javën e 15-të të Premiership është fituar 3-1 nga Hearts dhe Kerjota ka dhënë asist në golin e parë për skuadrën e tij. Por jo vetëm kaq sepse 25 vjeçari ka luajtur mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe jo më kot është vlerësuar me notën 8.1 duke qenë një nga tre lojtarët më të mirë të ndeshjes.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll 0-0 dhe në fillimin e së dytës ka qenë Celtic që kaloi i pari në avantazh me anë të Duran, por dy minuta më vonë, pas asistit të Kerjotës, ka qenë Kabore ai që ka shënuar duke barazuar shifrat në 1-1.

Më pas Hearts ka shënuar edhe dy gola të tjerë me anë të Braga dhe McPake duke marrë kësisoj një fitore me shumë vlerë ndaj kampionëve në fuqi të Skocisë. Kerjota ka qëndruar në fushë deri në minutën e 89-të kur është zëvendësuar nga Wilson.

Me asistin e sotëm, Sabah Kerjota arrrin në shifrat 4 gola dhe 4 asiste gjatë këtij sezoni me skuadrën e tij, por me siguri nisur edhe nga forma që po tregon, këto shifra do të përmirësohen nga java në javë duke treguar se e meriton sërish një ftesë në kombëtare dhe jo thjesht për stërvitje, por edhe për të qenë në fushë këtë herë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments