Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESkënderbeu mbërrin në Shkodër. Ja hoteli ku është sistemuar

Skënderbeu mbërrin në Shkodër. Ja hoteli ku është sistemuar

Ekipi korçar ka mbërritur që sonte në Shkodër për ndeshjen që do të luajë nesër në orën 13.00 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”. Autobuzi i këtij ekipi ka mbërritur vetëm pak minuta më parë në qendër të qytetit.

Më pas, futbollistët dhe stafi teknik janë akomoduar në hotelin ku do të qëndrojnë sonte. Si zakonisht, rezidenca e korçarëve sa herë që vijnë në Shkodër është hotel “Colosseo” dhe kështu ka ndodhur edhe këtë herë.

Skënderbeu padyshim që do të tentojë të marrë fitoren nesër në Shkodër por padyshim që do të hasin në rezistencën e vendasve që kanë më shumë nevojë se kurrë për pikë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments