HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia humbet 0-1 në Laç. Një humbje e pamerituar

Vllaznia humbet 0-1 në Laç. Një humbje e pamerituar

Vllaznia eshte mundur ne Laç nga skuadra vendase me rezultatin 1-0. Ka vendosur goli i Uzunit ne ’44.

Kuqeblute ne fakt kane zhvilluar nje ndeshje te mire duke e dominuar lojen gjate gjithe kohes por kjo nuk i ka mjaftuar.

Në 45 minutat e para ka vendosur goli i Uzunit, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së Mezanit. Vllaznia ka protestuar në momentin e golit, pasi ka pretenduar një faull ndaj Mersinit në atë aksion.

Megjithatë për arbitrat çdo gjë ka qenë e rregullt dhe Laçi ka shkuar në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Presioni i Vllaznise u rrit ne pjesen e dyte dhe rastet nuk i munguan por lojtaret e saj u nxituaj para porte.

Me kete humbje, skuadra shkodrane rikthehet edhe njehere ne ujera te turbullta sepse Teuta ka fituar me Kamzen dhe diferenca ngushtohet serish ne nje pike.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments