HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELaçi ‘dominues’ kundër Vllaznisë këtë sezon, në Shkodër për të ‘bërë keq’

Laçi ‘dominues’ kundër Vllaznisë këtë sezon, në Shkodër për të ‘bërë keq’

Laçi duket se po përgatit në qetësi sfidën kundër Vllaznisë që do luhet ditën e dielë.

Pavarësisht se bardhezinjtë nuk kanë kaluar një periudhë shumë pozitive në kampionat, ata kanë arritur finalen e kupës që ka qenë një objektiv kryesor i klubit.

Kurbinasit në Shkodër shkojnë me statistikat në favor të tyre këtë sezon.

Në 3 ndeshjet e mëparshme të këtij sezoni, ata kanë arritur plot 3 fitore kundër shkodranëve duke marrë 9 pikë të plota.

Laçi është i vetmi ekipi i Superligës të cilit Vllaznia nuk ka mundur që ti marrë pikë këtë sezon.

Bardhezinjtë duan të ruajnë traditën edhe në ndeshjen e së dielës në Shkodër ku si zakonisht në vitet e fundit do mundohen që të komplikojnë akoma dhe më tepër situatën e Vllaznisë./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments