Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjen e djeshme të Rapidit të Vjenës, të vlefshme për kampionatin austriak të futbollit.

Rapidi ka fituar dje por shkodrani nuk ka luajtur në këtë ndeshje. Mund të duket e çuditshme kjo gjë por është një realitet ndonëse Salihi kalon një moment shumë të mirë teksa vetëm në mesjave ai arriti të shënojë plot tre gola në ndeshjen e kupës së Austrisë. Rivaliteti i madh që ekziston në mes sulmuesve të Rapidit, bën që lojtarët e këtij reparti të jenë shpeshherë në stol dhe në jo pak raste, edhe Salihi ka këtë fat.