Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETare nuk iu ndahet shqiptarëve, pas Berishës synon një tjetër lojtar

Tare nuk iu ndahet shqiptarëve, pas Berishës synon një tjetër lojtar

Igli Tare po bën një punë fantastike me Lacion, duke qenë se si drejtues sportiv, ai ka bërë disa herë goditje në merkato. Futbollistët e zbuluar nga Tare deri më tani, janë të shumë, ndërkohë që një numër i madh i afrimeve janë edhe shqiptarë.

Pas Etrit Berishës, Thomas Strakoshës e Valon Berishës, drejtori Tare po mendon që të transferojë në Romë një tjetër futbollist shqiptar.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Stouk Sitit, Xherdan Shaqiri i cili pritet të zërë vendin e Felipe Andersonit në skuadër, ku ky i fundit me shumë gjasa do të transferohet në Premier Ligë.

Shaqiri do të rikthehej në Serinë A për 17 milionë euro, aq sa ka klauzolën e lirimit me Stouk Sitin. Ai është një njohës i mirë i kampionatit italian, duke qenë se më parë është aktivizuar me Interin, para se të transferohej në Angli.

Kalimi te Lacio, do të ishte një lëvizje e madhe e Shaqirit, pasi skuadra që zotëron aktualisht kartonin e tij, ka rënë nga Premier Liga dhe Lacio do të ishte një mundësi për të kapur sërish majat e futbollit europian. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments