HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORECilin shkodran do të marrë me vete në Kukës Armando Cungu?

Cilin shkodran do të marrë me vete në Kukës Armando Cungu?

Sot Armando Cungu do të prezantohet dhe do të nisë zyrtarisht punën si trajner i ekipit të Kukësit. Çdo gjë tashmë është mbyllur sa i takon kësaj lëvizje dhe mbetet vetëm nisja e punës dhe përgatitjet për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve ndaj La Valettës.

Ajo çfarë mbetet për t’u parë është se cilin shkodran do të marrë me vete Cungu tek Kukësi. E kemi fjalën për ndihmës të tij apo dhe futbollistë. Sa i takon ndihmësve ka vetëm një dilemë, pikërisht për trajnerin e portierëve Avenir Dani.

Edhe ky ka punuar më parë tek kjo skuadër dhe nuk dihet ende nëse do të rikthehet sërish apo jo. Nga ana tjetër, skuadra kukësiane me blerjet e bëra duket se e ka mbyllur merkaton por në fakt, ajo nuk po funksionon si duhet.

Për këtë arsye, nuk përjashtohet mundësia që të rihyjë në merkato dhe mbetet për t’u parë nëse trajneri i ri i saj do të shohë për ndonjë nga futbollistët e Vllaznisë apo jo.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments