HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARENga Greqia vjen një mbrojtës për Vllazninë. Në provë për disa ditë

Nga Greqia vjen një mbrojtës për Vllazninë. Në provë për disa ditë

Ditën e sotme në stërvitjen e Vllaznisë ka munguar qendërmbrojtësi Jefferson Santana por vendin e tij e ka zënë një tjetër lojtar i ardhur për provë.

Bëhet fjalë për lojtarin me origjinë shqiptare por me pasaportë greke, Ilia Kasapi (Ilias Kasapis).

Ai është 23 vjeç, 1.86 m i lartë dhe luan në qendër të mbrojtjes. Pasditen e sotme ka zhvilluar të parën seancë me kuqeblutë dhe do të tentojë të bindë trajnerin Lika për vlerat e tij dhe për të zënë vendin bosh që aktualisht është tek kuqeblutë në këtë pozicion.

Ende nuk mund të thuhet me saktësi se çfarë do të ndodhë megjithatë tek Vllaznia vijojnë ardhjet dhe ikjet e lojtarëve në provë. Kasapi do të tentojë të bëjë mirë megjithatë askush nuk e di nëse do ia dalë apo jo.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments