HomeKRYESOREMarco Molla, portier 16 vjeçar shkodran në stërvitje me Bolonjën, me "urdhër"...

Marco Molla, portier 16 vjeçar shkodran në stërvitje me Bolonjën, me “urdhër” të Filippo Inzaghit

Kalimi këtë verë nga Prato tek Bolonja duket se i ka hapur një dritare të re portierit 16 vjeçar me origjinë nga Shkodra, Marco Molla.

Jo më kot, trajneri i ekipit të parë, i mirënjohuri Filippo Inzaghi ka urdhëruar pak ditë më parë që ky portier të stërvitej me ekipin e parë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur portali i njohur “GiovaniliNazionali.it” që merret me promovimin e elementit të ri. Në një artikull të botuar së fundi, pikërisht tek rubrika “Syri i vëzhguesit”, aty flitet me superlativa për këtë portier.

“Megjithë moshën e tij të re, Marco Molla tashmë ka një trup të struktuar, të plotë e të fortë, një lider reaktiv dhe i vërtetë për shokët e tij.

Sezonin e kaluar, ndonëse nën moshë ai ka udhëhequr ekipin e tij në finalen e titullit kampion kundër Pordenone dhe pavarësisht golave të pësuar, është vlerësuar si një nga më të mirët në fushë për ekipin e tij.

Gjatë “Final Four Scudetto” mbajtur në Romagna (11-23 qershor 2018) me paraqitjet e tij ka impresionuar gjithë redaksinë e “GiovanniNazionali.it” që e ka ndjekur në të gjitha ndeshjet dhe madje duke i dhënë çmimin “Top-Player” në ndeshjen gjysmëfinale kundër Monzës si lojtari i ndeshjes.

Ish- lojtari i Pratos pas shumë audicionesh rreth Italisë, është blerë tashmë nga Bolonja që e ka çuar tek ekipit U-17 por duke e mbajtur nën vëzhgim për ekipin e të rinjte të trajnerit Troise.

Të enjten më 23 dhe të premten më 24 gusht, portieri i ri është stërvitur me ekipin e parë të Bolonjës me urdhër të Filippo Inzaghit”- shkruhet ne kete portal.

Emri: Marco

Mbiemri: Molla

Roli: Portiere

Data e lindjes: 19/janar/2002

Kombësia: Shqiptare e italiane

Dora: E djathtë

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments