HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFitore dramatike, Laçi thyen Tiranën pas tetë vitesh!

Fitore dramatike, Laçi thyen Tiranën pas tetë vitesh!

Tetë ndeshje, asnjë humbje. Laçi ia ka dalë edhe ndaj Tiranës, madje jo të dalë thjesht i pamposhtur, por ka triumfuar falë një goli të Redon Xhixhës në minutën e 50-të.,

Tetë vjet pritje për të fituar në kryeqytet. për herë të fundit kanë fituar me golat e Nimanit dhe Norës në prill të vitit 2010.

Tirana ngulmoi që në fillim të shënonte, kurse Laçi i kishte idetë e qarta. Minutat e para priste dhe madje arriti të rrezikonte me Xhixhën. Kobinah dhe Blazhevski për Tiranën rrezikuan, por nuk shënuan dot. 45 minutat e para u mbyllën pa gola.

Laçi e nisi mirë pjesën e dytë dhe me një aksion model shënoi me Xhixhën. Më parë Tirana pretendoi për penallti, por gjyqtari Hamiti nuk mendoi ashtu. Shtubina mund të shënonte golin e dytë për bardhezinjtë, por goditja e shkodranit shkoi jashtë.

Skuadra e Ze Maria bëri gjithçka të shënonte dhe e mbylli Laçin në portë. Disa raste për shënim, goditje të pasakta dhe penallti e humbur nga Blazhevski. Të pafat bardheblutë, ndërkohë që Laçi festoi gjatë fitoren.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8

E diel, më 7 tetor, ora 16:45
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Tirana-Laçi 0-1
Shënues: Xhixha 50′

Tirana: Lika, Doka (Hasani 65′), Turtulli, Atingah, Imami, Greca (Oduamadi 54′), Karabeci, Daja (Hoxhallari 85′), Kobinah, Blazhevski, Ngo. Trajner: Ze Maria

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi (Hadroj 72′), Najdenov (Smaçi 77′), Lushkja, Xhixha, Shtubina (Altiparmakovski 88′). Trajner: Artan Mërgjyshi

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti,  Egin Doda, Ilir Tartari, Kreshnik Cjapi

Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Besnik Kaimi

Kartonë të verdhë: Blazhevski 47′, Daja 52′, Imami 85′ / Fangaj 2′, Lushkja 27′

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments