Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELajm i bujshëm nga Anglia, Taulant Xhaka drejt Premier Ligës

Lajm i bujshëm nga Anglia, Taulant Xhaka drejt Premier Ligës

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka mund të transferohet në Premier Ligën angleze në merkaton e janarit, teksa për të së fundmi është interesuar Njukastëlli i Rafa Benites.

Lajmi është bërë i ditur sot nga portali “Newcastletools” sipas të cilit Xhaka do ta rriste efikasitetin në mesfushën e bardhezinjtë që po luftojnë për qëndrimin në elitën e futbollit anglez.

Në rast transferimi, 27-vjeçari do të formojë dyshen e mesfushës së bashku me britanikun Shelvi.

Xhaka aktualisht luan në kampionatin zviceran me Bazelin, teksa transferimi në Premier Ligë, do të ishte një mundësi e artë për të treguar veten.

Kujtojmë që në Angli aktivizohet edhe vëllai i vogël, Granit Xhaka, që mban veshur fanellën e Arsenalit. Vlera e kartonit të Taulantit aktualisht është 3 milionë euro, gjithsesi palët priten të ulen dhe të negociojnë në lidhje me këtë transferim. Futbollisti i Kombëtares shqiptare pëlqehet dhe ka marrë ok nga trajneri i Njukastëll, Rafa Benitez.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments