Tuesday, February 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREJuventusi e largoi për Ronaldon, sulmuesi: E ndjeja se do të ndodhte…

Juventusi e largoi për Ronaldon, sulmuesi: E ndjeja se do të ndodhte…

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, tha se nuk ishte i mërzitur, pavarësisht se “u largua” nga Juventusi pas mbërritjes së yllit portugez, Kristiano Ronaldo.

“Atë ditë, unë kisha ndjenjën brenda meje se ndoshta diçka jo e mirë do të ndodhte dhe pastaj, drejtuesit e Juventusit nënshkruan Ronaldon,”- tha Higuain në një intervistë për “Gazzetto dello Sport”.

“Vendimi për t’u larguar nuk ishte imi. I dhashë gjithçka Juventusit, kam fituar shumë tituj.

“Klubi dëshironte të bënte ndryshime dhe më thanë se nuk mund të qëndroja. Zgjidhja më e mirë ishte Milan”.

Higuain, i cili do të marrë pjesë në derbin e tij të parë kundër rivalëve të qytetit të Interit të dielën, ka shënuar katër gola për Milanin deri më tani./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments