Në fundjavë rikthehet kampionati shqiptar i futbollit dhe për Tiranën nisin ethet. Në fakt janë 5 javë në të cilat bardheblutë do të përballen me skuadrat pretendente të kampionatit, duke nisur nga Teuta, si kampione aktuale.

Ne lidhje me kalendarin e bardhebluve, ka dhene nje interviste per TV Klan ish- mbrojtesi i kesaj skuadre Rezart Dabulla. Ai eshte ndalur tek perballjet e ardhhsme te Tiranes.

Pas ndeshjes me Teuten, per Tiranen derbi me Partizanin si ndeshja më e rëndësishme e çdo faze të kampionatit. Në fund të tetorit është përballja me Vllazninë që pasohet nga derbi tjetër me Dinamon.

“Tirana shpresoj te beje me te miren ndaj Partizanit sepse ne disa raste i kemi dhene shprese per vazhdimesine. Sa per perballjen me Vllaznine, mund te them se Tirana me lehte do ta kete ndaj saj se ndaj Partizanit”.

Duke vlerësuar merkaton e bërë këtë sezon, Dabulla, një prej ikonave të bardhebluve kërkon ta shohë klubin e tij, pretendentin kryesor për titull. Tirana e fitoi titullin e fundit kampion në sezonin 2019-2020.