Friday, January 30, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIGjyqtarët shkodranë, 2 anësorë në Superiore këtë javë

Gjyqtarët shkodranë, 2 anësorë në Superiore këtë javë

Në 7 ndeshjet e kategorisë Superiore ka patur një ndryshim pozitiv këtë herë në ndryshim me ndeshjet e javës së dytë sa i takon gjyqtarëve shkodranë që kanë arbitruar aty. Nëse javën e kaluar ka qenë vetëm Melis Dervishi si anësor, këtë javë kemi patur dy të tillë: Dritan Salajn në ndeshjen Bylis- Kamza dhe Gjovalin Borin në ndeshjen Tomori- Dinamo.

Megjithatë mungon ende një kryesor shkodran të arbitrojë në Superligë. Ai që e ka fituar këtë të drejtë- Ditmar Jubica, ka qenë kryesor në ndeshjen e kategorisë së parë Burreli- Mamurrasi sëbashku me dy anësorët Marjan Qeseri dhe Nikolin Sterkaj. Në ndeshjet e kategorisë së dytë kemi patur sërish një treshe shkodrane në gjykim, pikërisht atë me kryesor Agron Kastratin dhe anësorët A. Mehmetajn dhe F. Thorjen.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments