HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKa akord për stadiumin, ja ku do të zhvillohet takimi mes Kukësit...

Ka akord për stadiumin, ja ku do të zhvillohet takimi mes Kukësit dhe Teutës

Është arritur marrëveshja për stadiumin se ku do të luhet ndeshja mes Kukësit dhe Teutës. Verilindorët do të luajnë në stadiumin e Kamzës, për shak se “Loro Boriçi” dhe “Elbasan Arena” janë të padisponueshme.

Takimi do të zhvillohet ditën e hënë në stadiumin e Kamzës, ora 14:00. Sfida do të mbyllë javën e 13-të të Superiores.

Deshira e kukesianeve ne fakt ka qene per te luajtur ne Shkoder por kjo ka qene e pamundur. Siç dihet, ne kete impiant sportiv me date 17 te ketij muaji do te luhet ndeshja Shqiperi- Skoci dhe per kete arsye, tapeti i tij do te ruhet i paprekur deri ate dite.

Nderkohe pas kesaj ndeshje, do te luaje me date 19 edhe kombetarja U21 ndaj Maltes ndersa me 22 nentor do te luhet miqesorja e 15 vjeçareve ne mes Shqiperise dhe Malit te Zi.

Vetem ne fund te muajit, Vllaznia dhe skuadrat e tjera te kampionatit shqiptar mund te kthehen te luajne serish ne “Loro Boriçi”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments