...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREGol në limite, kapiteni Lika i jep fitoren Vllaznisë në Peshkopi ndaj...

Gol në limite, kapiteni Lika i jep fitoren Vllaznisë në Peshkopi ndaj Korabit

Një fitore me shumë vlerë ka marrë sot në Peshkopi ekipi i Vllaznisë. Ajo ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Korabit duke forcuar kësisoj edhe më shumë pozitat në krye të renditjes.

Vllaznia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen teksa që në minutat e para vihet në zotërim të lojës dhe për rrjedhojë në minutën e 17-të, ajo do të kalonte në avantazh falë golit të shënuar nga Gocaj.

Loja e mirë e kuqebluve do të vazhdonte dhe pesë minuta më vonë, ata do të fitojnë edhe një 11-metërsh. Atë e merr përsipër ta ekzekutojë braziliani Junior i cili gabon duke i hequr mundësinë shkodranëve për të dyfishuar shifrat.

Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e Vllaznisë por në fillimin e pjesës së dytë rezultati do të barazohej.

Në minutën e 47-të vendasit do të barazohen me anë të Kovaçit, ndërkohë që më pas loja ka ardhur duke u ashpërsuar dhe madje nuk kanë munguar as pretendimet e vendasve për një 11-metërsh por nuk ka qenë i këtij mendimi arbitri i takimit Ziri.

Ndeshja dhuron emocione dhe njëkohësisht edhe raste për të dy ekipet por në minutën e 89-të do të ishte kapiteni Lika ai që do të shënonte dhe golin e dytë dhe të fitores për Vllazninë.

Perfundimisht 2-1 per Vllaznine qe ruan distancen prej pese pikesh me Erzenin e vendit te dyte, i cili edhe ai fitoi ne fund ndaj Ilirise.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.