HomeKRYESOREHarrohet Ibrahimoviç, dalin në skenë dy emra sulmuesish për Milanin

Harrohet Ibrahimoviç, dalin në skenë dy emra sulmuesish për Milanin

Nuk është lajm që Milani është vënë në ndjekje të një sulmuesi prej kohësh tashmë dhe emri më i përfolur ishte Zlatan Ibrahimoviç. Tifozët kuqezi shpresonin te një rikthim i suedezit, por gjiganti preferoi të qëndrojë me LA Galaksi.

Si pasojë, fokusi i kuqezinjve është drejtuar diku tjetër, me dy sulmues që preferohen nga Leonardo dhe Maldini. Bëhet fjalë për sulmuesin e Seviljas, Luis Muriel, dhe i zakonshmi Kristof Piatek, që po bën një sezon të shkëlqyer me Xhenoan.

Piatek është opsion i shtrenjtë për kuqezinjtë, që nuk besohet se janë gati të paguajnë që në janar për shërbimet e polakut, por për Luis Muriel, duket më e lehtë.

Kjo dhe për faktin se Milani është gati të lërë të lirë Andre Silvan, që mund t’i bashkohet Seviljas me kartonin e plotë, pasi momentalisht është i huazuar. Në këtë marrëveshje, mund të futet dhe Muriel, që ka shumë gjasa të vishet kuqezi./vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments