Nuk është lajm që Milani është vënë në ndjekje të një sulmuesi prej kohësh tashmë dhe emri më i përfolur ishte Zlatan Ibrahimoviç. Tifozët kuqezi shpresonin te një rikthim i suedezit, por gjiganti preferoi të qëndrojë me LA Galaksi.

Si pasojë, fokusi i kuqezinjve është drejtuar diku tjetër, me dy sulmues që preferohen nga Leonardo dhe Maldini. Bëhet fjalë për sulmuesin e Seviljas, Luis Muriel, dhe i zakonshmi Kristof Piatek, që po bën një sezon të shkëlqyer me Xhenoan.

Piatek është opsion i shtrenjtë për kuqezinjtë, që nuk besohet se janë gati të paguajnë që në janar për shërbimet e polakut, por për Luis Muriel, duket më e lehtë.

Kjo dhe për faktin se Milani është gati të lërë të lirë Andre Silvan, që mund t’i bashkohet Seviljas me kartonin e plotë, pasi momentalisht është i huazuar. Në këtë marrëveshje, mund të futet dhe Muriel, që ka shumë gjasa të vishet kuqezi./vipsport/