Monday, January 19, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVAR-i dha fitoren Juventusit, Ronaldo: Futbollit po i humb origjinaliteti

VAR-i dha fitoren Juventusit, Ronaldo: Futbollit po i humb origjinaliteti

Kristiano Ronaldo foli për “SkyItalia” pasi skuadra e tij arriti të mundë Sampdorian 2-1, pas një vendimi të diskutueshëm të VAR-it në minutat e fundit.

Saponara i Sampdorias arriti të shënojë, por goli i tij u anulua nga VAR-i dhe Juventusi mori tri pikët. Pas ndeshjes, Ronaldo u shpreh: “Ekipi bëri shumë mirë në këtë pjesë të parë të sezonit, duke fituar pothuajse çdo ndeshje, por sezoni është ende i gjatë.

Ne duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të vazhdojmë të punojmë. VAR? Më pëlqen sepse eliminon gabimet, por kur përdoret shpesh, futbollit i humbet origjinaliteti”,- përfundoi ylli portugez, që shënoi 2 golat e fitores./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments