HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEPortieri Eldi Hasani stërvitje "të çmendur". Gati për rikthimin pas dëmtimit (VIDEO)

Portieri Eldi Hasani stërvitje “të çmendur”. Gati për rikthimin pas dëmtimit (VIDEO)

Prej më tepër se dy muajsh ka qenë i pamundur për të luajtur si shkak i një dëmtimi që ka patur në krah, por duket se ai tashmë po lihet gradualisht pas. E kemi fjalën për portierin e ekipit “Vllaznia B” Eldi Hasani. Prej disa kohësh ka nisur fazën e rikuperimit dhe duket se është gati për rikthimin.

Megjithatë 22 vjeçari ende nuk është bashkuar me ekipin në fushën e stërvitjes dhe aktualisht po vazhdon një stërvitje individuale në palestër. Me ndihmën edhe të një instruktori, ai ka sajuar disa mjete stërvitore dhe në palestër nuk mungojnë edhe plonzhonet e tij.

Hasani ka qenë një pikë e fortë e ekipit “Vllaznia B” dhe madje, në disa ndeshje u grumbullua edhe me ekipin e parë pas dëmtimit të Selimajt, por pikërisht gjatë stërvitjes me të, u dëmtua edhe ai. Megjithatë rikthimi duket shumë pranë. Videoja e mëposhtme e tregon më së miri këtë gjë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments