Mbyllet 30 minutat e para te ndeshjes dhe Turqia udheheq 1-0 fale golit te shenuar nga Burak ne minuten e 21-te te saj pas nje gabimi te mbrojtjes tone.
Ne minuten e 15-te do te ishte Bekim Balaj qe do te kishte nje mundesi te arte, por vonon dhe gjuajtja e tij ne fund eshte shume e lehte dhe pritet pa problem nga portieri Gunok Mert.
Loja fiton emocione por gjerat marrin per keq pak minuta me vone. Turqia kalon ne avantazh ne minuten e 21-te. Ka qene nje gabim i mbrojtesve tane ne largimin e topit dhe Yilmaz Burak nuk ka falur duke shenuar.
Formacionet:
Shqipëria: Berisha, Balliu, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Hysaj, Xhaka, Abrashi, Memushaj, Uzuni, Balaj.
Trajner. Kristian Panuçi
Turqia: Gynok, Kaldirim, Gonyl, Demiral, Aian, Belëzogllu, Takdemir, Jokushllu, Çalhanollu, Rosun, Jillmaz.
Trajner. Senol Gunesh