Plot 3 lojtarë të Bajernit janë zgjedhur nga “Bundesliga.de” në formacionin më të mirë në sezonin 2018-2019. Joshua Kimish dhe David Alaba janë zgjedhur në repartin e mbrojtjes.
Në sulm, Robert Levandovski qëndron në krye së bashku me Hazard dhe Kursen. Për Dortmundin janë zgjedhur Marko Rojs dhe Jadon Sanço. Havertz dhe Kostiç janë lojtarët e tjerë në mesfushë krahas dyshes verdhezi. Portieri më i mirë është shpallur Gulaski i Lajpcigut.
DAVID ALABA
Austriaku është mbrojtësi i vetëm që ka ka pasur rastet më të shumta në portën e kundërshtarëve, plot 47. Tre gola arriti ai të shënonte në këtë sezon, në javën e 15-të ndaj Hanoverit, 22 ndaj Augsburgu dhe 34 ndaj Frankfurtit.
JOSHUA KIMISH
Lojtari bavarez u rendit i dyti për sa u përket asisteve të dhëna, plot 13 të tilla. Vetëm Jadon Sanço i Dortmundit bëri më mirë me 14. Kimish asistoi edhe në golin e fundit të Frank Riberisë me fanellën e Bajernit në ndeshjen ndaj Frankfurtit.

ROBERT LEVANDOVSKI
Polaku u shpall me 22 gola shënuesi më i mirë në Bundesligë. Kjo ishte hera e 4-t që ai arriti të fitonte “Këpucën e Artë” në Gjermani.
MARKO ROJS
Kapiteni i verdhezinjve shënoi 17 gola në një sezon ku ata ishin pa dyshim skuadra favorite për të fituar kampionatin. Kaq gola kishte shënuar vetëm me Gladbahun. Por fatkeqësisht kjo nuk mjaftoi për të ngritur trofeun javën e fundit. Fitorja ndaj Gladbahut u zhvlerësua nga Bajerni që mundi Frankfurtin në “Allianz Arena”.
JADON SANÇO
Me vetëm 19 vite mbi supe, Jadon Sanço i bindi të gjithë në Dortmund. Falë lojës së shpejtë dhe asisteve, talenti 19- vjeçar u shndërrua një nga lojtarët bazë në formacionin e Lusien Favresë. 14 asiste, askush si ai. Sanço që tani po kërkohet nga klubet më të mëdha në Europë, por Borusia është e vendosur për të mos e lëshuar “diamantin” e tyre.







