Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARENjë boshnjak nesër me objektiv të qartë për të mundur Vllazninë

Një boshnjak nesër me objektiv të qartë për të mundur Vllazninë

Veljko Dovedan padyshim që ka qenë goditja në merkato e këtij sezoni e skuadrës së Bylisit. Me një eksperiencë të madhe në shumë skuadra dhe kampionate të njohura të Europës, si në Bosnjë, Greqi, Serbi, verën e shkuar zgjodhi që të drejtojë Bylisin dhe të nisë projektin bashkë me presidentin Besnik Kapllanaj.

Jo vetëm në skuadrën e parë, por edhe te moshat. Bylisi i Dovedanit, ka 9 muaj që nuk njeh humbje, ndërsa përpara finales me Vllazninë, trajneri i mallakastriotëve është optimist dhe thotë:

“Ne do të japim më të mirën tonë për të fituar ndeshjen dhe ta sjellim trofeun në Ballsh. Vllaznia është një ekip i mire dhe ka kualitete. Por, unë kam besim te lojtarët e mi dhe cilësitë e tyre, jemi pa humbje për një periudhë të gjatë dhe nuk janë rastësi ecuria dhe rezultate që kanë ardhur si logjikë e një loje mjaft të bukur, – tha fillimisht trajneri Dovedan.

“Kemi siguruar kalimin në Superiore dhe kjo është një ndeshje prestigji. Luajnë ekipet që kanë qenë më lartë si nivel në grupet e tyre. Por, unë mendoj se nëse ne luajmë siç punojmë apo siç kemi bërë deri më tani, jam i bindur që trofeu do të jetë i yni.

Pastaj me sa unë di, Bylisi gjithmonë ka dal kampion në Kategorinë e Parë”, – tha trajneri i Bylisit në prag të finales me shkodranët./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments