HomeKRYESOREArrihet akordi, talenti me origjinë shqiptare te Interi për 11 milionë euro

Arrihet akordi, talenti me origjinë shqiptare te Interi për 11 milionë euro

Pas zyrtarizimit të Antonio Kontes në stolin zikaltër, drejtuesit e klubit nga Milano, kanë filluar të mendojnë për merkaton.

Sipas revistës turke “Boxer”, Interi është shumë pranë transferimit të mesfushorit me origjinë shqiptare Elif Elmas.

19-vjeçari, i cili aktivizohet me Fenerbahçen, pritet t’i bashkohet zikaltërve në ditët e ardhshme, teksa operacioni do të kushtojë rreth 11 milionë euro.

Mësohet se klubi turk ka dhënë dritën jeshile për transferimin e mesfushorit drejt Serisë A, teksa Elmas pritet të mbërrijë në Milano në ditët e ardhshme për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments