...
HomeKRYESOREVIDEO/ Ronaldo i shkatërron karrierën ‘yllit’ të Zvicrës, shikoni sa keq e...

VIDEO/ Ronaldo i shkatërron karrierën ‘yllit’ të Zvicrës, shikoni sa keq e turpëron!

Portugalia është përfaqësuesja e parë që kualifikohet në finalen e Ligës së Kombeve, por mbrëmjen e djeshme të gjithë vëmendjen e mori Cristiano Ronaldo.

CR7 u tregua fantastik duke shënuar 3 gola në një ndeshje kaq shumë të rëndësishme për përfaqësuesen portugeze.

Në një moment të ndeshjes, Kevin Mbabu i Zvicrës e kuptoi se çfarë do të thotë të përballesh me kapitenin e Portugalisë, pasi që ai mbeti i shtrirë në tokë pas një driblimi fantastik të Cristiano Ronaldos.

Në fillim një finte në fundore, dhe Mbabu rrëshqet, më pas çohet, por Ronaldo kishte menduar diçka akoma më “hutuese”.

Një ‘tunel’ poshtë këmbëve të zviceranit, dhe më pas del i vetëm duke krosuar për shokët e skuadrës.

Në videon më poshtë shikoni si tallet Ronaldo me mbrojtësin e Zvicrës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.