HomeKRYESORENdodh tek Roma, dy lojtarët sherr mes tyre për një… femër

Ndodh tek Roma, dy lojtarët sherr mes tyre për një… femër

Mirko Antonuçi dhe Salvatore Pecela, janë shokë ekipi tek Roma, por rivalë në jetën private.

Të dy lojtarët e Romës, dashurojnë të njëjtën vajzë, e cila quhet Aurora Fantaçi. Më parë Antonuçi kishte një lidhje me bukuroshen italiane, por ai nuk ishte i vetmi i cili e pëlqente atë. Ndërkohë që njerëzit flisnin për këtë çift, Aurora na surprizoi teksa u pa duke kaluar pushimet dhe duke flirtuar me Pecelën.

Menjëherë të gjithë po flisnin për një tradhti brenda skuadrës nga shokët e skuadrës, teksa mendohej se Pecela ia mori partneren bashkëlojtarit të tij.

Por diçka e çuditshme ka ndodhur dje, kur në rrjetin social “Instagram”, Antonuçi postoi një foto duke u puthur përsëri me Aurorën, pra ata janë kthyer sërish bashkë.

Kjo i ka surprizuar të gjithë për faktin se brenda pak kohësh, ajo largohet me shokun e partnerit të saj, dhe pastaj kthehet përsëri si më parë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments