HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia fiton edhe një tjetër ndeshje miqësore

Vllaznia fiton edhe një tjetër ndeshje miqësore

Tjetër fitore për kuqeblutë në ndeshjet miqësore që po zhvillon në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik.Pasditen e sotme ato kanë fituar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit FK Labunishta që merr pjesë në kategorinë e dytë të futbollit maqedonas.

Golat për kuqeblutë janë shënuar nga Pusi në pjesën e parë dhe Shtubina në fillimin e së dytës, ndërkohë që në minutat e fundit vendasit kanë ngushtuar shifrat.

Ekipi shkodran ka luajtur në këtë ndeshje me Sherrin në portë, ndërsa në mbrojtje kanë luajtur Gurishta nga e djathta, Gligorov në të majtë dhe dyshja Shehi- Malota në qendër.

Në mesfushë ndërkohë ka luajtur treshja e përbërë nga Krymi, Shtubina e Marku ndërsa në sulm kanë luajtur Kruja, Zogaj dhe Pusi.Ndërkohë në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe Qarri, Ristevski, Repaj, Lekaj, Palushani, Smajli e Cojacaru.

Kjo ka qenë ndeshja e fundit miqësore për ekipin e Vllaznisë në prag të nisjes së sezonit të ri dhe të premten ndërkohë pritet që ai të lërë Ohrin dhe të rikthehet në Shkodër për të vazhduar aty me përgatitjet e fundit për ndeshjen e parë të kampionatit, atë me Laçin.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments