Kur ka nje sukses, padyshim qe te gjithe te vleresojne, te duatrokasin dhe te thone: Bravo ju qofte! Keshtu ndodhi edhe me Vllaznine e femrave e cila arriti nje sukses historik duke kaluar per here te pare ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes.

Beri ate qe se kane bere as ekipet e meshkujve ne edicionin e sivjetem sepse as Partizani dhe as Kukesit, Teuta e Laçi nuk arriten te kalonin qofte edhe nje tur ne Kupat e Europes.

Vllaznia e femrave ne fakt i bie te kete kaluar tre ture sepse zuri vendin e pare ne grupin me kater skuadra. Nje sukses i madh dhe aktore te ndryshem kane nxituar te urojne e falenderojne drejtuesit dhe pjestaret e ekipit per kete sukses.

Por vete presidenti Lazer Matija ka edhe nje kerkese per institucionet perkatese, per me shume mbeshtetje dhe prandaj thote:

“Arritëm të realizojmë atë që kishim premtuar dhe ëndërruar dhe dëshmuam se futbolli shqiptar i femrave mund të ngrihet vërtet në nivele shumë të larta”, deklaroi presidenti Matija. Më pas ai bën apel për më shumë mbështetje nga ana e institucioneve për futbollin e femrave:

Kemi bërë diçka që nuk e ka realizuar askush më parë dhe kërkojmë nga institucionet duke nisur nga bashkia, shteti apo federata më shumë mbështetje”, përfundon presidenti i Vllaznisë.