HomeFUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEPresidenti Matija merr një vendim të rëndësishëm para ndeshjes me ekipin danez

Presidenti Matija merr një vendim të rëndësishëm para ndeshjes me ekipin danez

Kanë mbetur vetëm pak orë deri në nisjen e takimit Vllaznia- Fortuna dhe të dy ekipet pasi kanë zhvilluar edhe seancat e fundit stërvitore në stadiumin “Loro Boriçi”, janë “ngujuar” në vendqëndrimet e tyre.

Ekipi danez ka zgjedhur hotel “Havana” përgjatë rrugës Shkodër- Koplik, për të qëndruar këto dy netë që do të qëndrojë në Shqipëri, por nga ana tjetër, edhe presidenti i Vllaznisë Lazer Matija ka vendosur ta grumbullojë ekipin e tij.

Ai ka zgjedhur një hotel në krahun tjetër të qytetit, pikërisht “Gardenland Resort” në Barbullush, për ta grumbulluar ekipin. Një vendim mëse i drejtë për ta patur atë nën kontroll dhe me mendjen vetëm tek sfida e shumëpritur e “Champions League”.

Duhet thënë se tek Vllaznia asnjëherë nuk ka patur probleme të tilla grumbullimesh apo me bazën materiale. Presidenti Matija i ka plotësuar çdo kusht vajzave dhe stafit teknik dhe jo më kot ai po arrin këto rezultate historike.

Kujtojme edhe njehere tjeter se ndeshja Vllaznia- Fortuna Hjorring luhet neser ne oren 18.00 dhe hyrja ne stadiumin “Loro Boriçi” eshte falas per tifozet qe duan te jene te pranishem.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments