Partizani U19 ka befasuar Vllaznine brenda ne Shkoder duke e mundur ate me rezultatin 3-1 ne ndeshjen e vlefshme per javen e dyte te kampionatit te kesaj grupmoshe. Te kuqte kane permbysur gjithçka duke shenuar tre gola njeri pas tjetrit dhe kane marre nje fitore me mjaft vlere ndaj njerit prej ekipeve pretendente te kampionatit.

Kane qene shkodranet qe kane shenuar te paret ne “Reshit Rusi”. Ka qene sulmuesi Radovani ai qe ka kaluar ne avantazh kuqeblute dhe u duk se pjesa e pare do te mbyllej me kete gol.Por nuk do te ndodhte keshtu sepse ne minuten e 44-te ka qene Çarçani qe do te barazonte per te kuqte dhe pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 1-1.

Ne te dyten u mendua se Vllaznia do te ishte me agresive ne kerkim te fitores, por nuk ka ndodhur e kunderta. Ne minuten e 51-te ka qene sulmuesi koplikas i te kuqve Marinaj ai qe do te shenonte golin e dyte per ta.

Kuqeblute u hodhen ne sulm per te barazuar por ne vend qe te ndodhte kjo, vjen goli i trete per Partizanin. Kete here ka qene nje autogol i Pusit qe ka ndeshkuar skuadren e tij.

Ne minutat e mbetura deri ne fund nuk ka shume histori dhe duket se te dy skuadrat pajtohen me rezultatin. Vllaznia U19 ne kete menyre peson humbjen e pare ne kampionat duke patur vetem nje pike ne dy ndeshjet e luajtura deri tani.
www.shkodrasport.com