Tuesday, January 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREPas Vllaznisë një tjetër ekip shpall ‘non grata’ Enea Jorgjin

Pas Vllaznisë një tjetër ekip shpall ‘non grata’ Enea Jorgjin

Pas Vllaznise nje tjeter ekip ka shpallur “non grata” arbitrin Enea Jorgji. Ai u rikthye te arbitronte kete jave ne kategorine e pare.

Apolonia-Lushnja, ndeshja kryesore e javës së dytë në Grupin B të së Parës, u mbyll me fitoren e lagunarëve. Përtej rezultatit, ishte një ballafaqim që tregoi shumë në aspektin sportiv. Nuk ka rëndësi nëse ka qenë humbje e merituar apo e pamerituar për Apoloninë, por në mënyrë të padiskutueshme ishte fitore e merituar e Lushnjës.

“Jepi Qesarit atë që i takon Qesarit”. Lushnja nuk u kontraktua asnjëherë për rezultatin, nuk u ndikua nga emocionet, lojtarët e saj harxhuan pak energji, kaluan në avantazh dhe pastaj qëndruan në pozita pritëse.

E lejuan Apoloninë ta qarkullonte më shumë topin, duke u mbrojtur mirë dhe duke menduar për “kurthin” e golit tjetër, pasi panë pasigurinë e tyre në mbrojtje.

Plot dëshirë fierakët, lëvizën shumë, por hasën vështirësi për ta çarë prapavijën lushnjare. Barazuan dhe morën zemër, por lushnjarët u treguan ekspertë dhe në fund arritën fitoren. Ishte një tjetër “leksion” si fitohen ndeshje të tilla dhe Apolonisë duhet t’i vlejë kjo humbje.

JORGJI “NON GRATA” – Apolonia është e pakënaqur me gjykimin e derbit. Sipas burimeve të sigurta brenda klubit, fierakët, pasi kanë studiuar pamjet filmike të ndeshjes, janë gati të depozitojnë ankimimin zyrtar ndaj këtij gjyqtari, duke e shpallur madje “non grata”. Sipas klubit fierak, vendimet e kryesorit Enea Jorgji kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e derbit, duke favorizuar Lushnjën.

Duke iu referuar pamjeve filmike, drejtuesit bardhejeshilë kontestojnë kartonin e dytë të verdhë për Ymerajn qysh në minutën e 50-të, çka solli zhbalancimin numerik në fushë.

Dyshimi i fierakëve është se dy ndërhyrjet e vetme që Ymeraj bëri gjithë ndeshjen u ndëshkuan më karton të verdhë, pa asnjë këshillim për rastin e dytë, ndërkohë që janë kursyer në disa raste Canka dhe Mone për ndërhyrje më të ashpra, teksa edhe ata e kishin nga një të verdhë.

Tjetër rast flagrant, sipas drejtuesve të Apolonisë, është penalltia e padhënë ndaj Gjatës në minutën e 83-të, pas ndërhyrjes së parregullt të Brahimit. Tani mbetet të shihet nëse klubi fierak do ta bëjë faktike ankesën ndaj gjyqtarit Enea Jorgji, apo do të mbetet thjesht zemëratë e momenteve pas humbjes së derbit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments