HomeFUTBOLLGol kryevepër dhe festim me ‘telefonatë’, Uzuni pret një tjetër shans nga...

Gol kryevepër dhe festim me ‘telefonatë’, Uzuni pret një tjetër shans nga Reja

Myrto Uzuni është kthyer sot përsëri protagonist me gol në kampionatin kroat të futbollit, duke dërguar një sinjal të qartë drejt trajnerit të përfaqësueses, Edi Reja, i cili e ka lënë në listën e pritjes për ndeshjet e tetorit. Sulmuesi ka qenë protagonist në ndeshjen që Lokomotiv Zagreb ka barazuar 1-1 ndaj Rijekës që është rivale për zonën e Europës.

Andrijaseviç në fundin e pjesës së parë i dha avantazhin Rijekës. Por në të dytën, Lokomotiv Zagreb e kërkoi me ngulm golin e barazimit dhe e gjeti me Uzunin, i cili ishte ndër futbollistët më aktivë në këtë sfidë.

Futbollisti mor një pasim të saktë para zonës në minutën e 49 dhe me një goditje mjeshtërore dërgoi sferën në rrjetë duke mos i lënë kohë portierit të reagonte.

Më pas, një festim me “telefonatë”, duke iu drejtuar pankinës për të përshëndetur trajnerin e tij, ndërsa këtë herë mungoi “shqiponja” e zakonshme me të cilën feston sa herë tund rrjetën.

Ky ishte goli i dytë në këtë sezon për sulmuesin shqiptar, i cili ka pasur një fillim edicioni më të komplikuar se zakonisht në klubin e tij për shkak të mungesës së rezultateve e ndoshta kjo ka ndikuar edhe në thirrjen nga trajneri Reja. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments