HomeKRYESOREParaqitjet e shkëlqyera me Veronën, shkodrani Kumbulla zgjidhet në 11-shen më të...

Paraqitjet e shkëlqyera me Veronën, shkodrani Kumbulla zgjidhet në 11-shen më të mirë të Seria A për 7 javët e para të tij

Marash Kumbulla po kalon një formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni, teksa i ka surprizuar të gjithë me paraqitjet e tij.

Mbrojtësi shqiptar edhe pse është në moshën 19-vjeçare, në fushën e lojës duket si një futbollist më përvojë të madhe. Madje në ndeshjen e fundit me ekipin e tij, Kumbulla gjeti edhe rrugën e rrjetës, teksa shënoi kundër Sampdorias në minutën e 9-të.

Këto paraqitje të shkëlqyera të futbollistit shqiptar nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa së fundmi ai është zgjedhur në formacionin më të mirë të 7 javëve të para në Serie A. Formacion i cili është zgjedhur në bazë të paraqitjeve të lojtarëve dhe sa të rëndësishëm kanë qenë ata për skuadrat e tyre.

Kumbulla është zgjedhur në mbrojtjen me 3 përkrahë mbrojtësit të Interit De Vraj, dhe atij të Lacios Açerbi. Në formacionin 3-4-1-2, bëjnë pjesë edhe emra si Olsen në portë, në mesfushë Kajehon, Pjaniç, Sensi dhe Kolarov, ndërsa në sulm ndodhet Luis Alberto pas dyshes Zapata, Imobile.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments