Marash Kumbulla po kalon një formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni, teksa i ka surprizuar të gjithë me paraqitjet e tij.

Mbrojtësi shqiptar edhe pse është në moshën 19-vjeçare, në fushën e lojës duket si një futbollist më përvojë të madhe. Madje në ndeshjen e fundit me ekipin e tij, Kumbulla gjeti edhe rrugën e rrjetës, teksa shënoi kundër Sampdorias në minutën e 9-të.

Këto paraqitje të shkëlqyera të futbollistit shqiptar nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa së fundmi ai është zgjedhur në formacionin më të mirë të 7 javëve të para në Serie A. Formacion i cili është zgjedhur në bazë të paraqitjeve të lojtarëve dhe sa të rëndësishëm kanë qenë ata për skuadrat e tyre.

Kumbulla është zgjedhur në mbrojtjen me 3 përkrahë mbrojtësit të Interit De Vraj, dhe atij të Lacios Açerbi. Në formacionin 3-4-1-2, bëjnë pjesë edhe emra si Olsen në portë, në mesfushë Kajehon, Pjaniç, Sensi dhe Kolarov, ndërsa në sulm ndodhet Luis Alberto pas dyshes Zapata, Imobile.