Shqipëria ka futbollistë të shumtë që aktivizohen në Itali me skuadra të ndryshme dhe shumë prej tyre, janë parë edhe si elementë të rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare.

Një prej tyre, është portieri 23-vjeçar, Entonjo Elezaj i cili ka dalë nga akademia e Juventusit dhe njeh edhe ndeshje me Kombëtaren U17 të Shqipërisë.

Ai ka pasur prezenca edhe me ekipin e Peruxhias, ndërkohë që tashmë është në kërkim të një aventure të re duke qenë se aktualisht është pa një skuadër. Elezaj u shpreh në një prononcim për mediat italiane se ka dëshirë të madhe për të luajtur sërish.

“Çdo portier ka dëshirë të luajë në vazhdimësi dhe janë zgjedhjet që bëjnë trajnerët më pas dhe që duhen respektuar. Te Fondi, kam luajtur si titullar ndërsa te Katanzaro kisha vetëm 5 mundësi për të luajtur dhe unë doja më shumë hapësirë.

Nuk jam penduar pasi kam dashur të tregoj dhe dua të tregoj se çfarë mund të bëj në një kampionat si Seria C apo edhe jashtë. Kam shumë dëshirë, një dëshirë të çmendur që nuk më lejon të fle. Në moshën 23-vjeçare, nuk është e lehtë të qëndrosh pa skuadër. Po pres për disa oferta interesante”, u shpreh portieri. /VipSport/