...
HomeBOKSKombëtarja e boksit pjesmarrëse në aktivitetin e Prishtinës

Kombëtarja e boksit pjesmarrëse në aktivitetin e Prishtinës

Kombëtarja e Shqipërisë është ftuar të marrë pjesë në një aktivitet boksi që do zhvillohet në Prishtinë sot më datë 8 tetor. Ekipi kombëtar shqipëtar do marrë pjesë me 4 boksierë e pikërisht në kategorinë 64 kg Kristian Shytani, 69 kg Kristian Matia, 75 kg Emiliano Çekini e në kategorinë 81 kg Bekim Vjerdha. Trajner i ekipit kombëtar do jetë Jozef Sermi. Ky aktivitet organizohet nga legjenda e boksit kosovar Aziz Salihu dhe objektivat e boksierëve tanë (janë të katër të ekipit të Vllaznisë) janë për të zënë vendet e para në peshat respektive. Trajneri Sermi është shprehur entuziast para nisjes për një paraqitje të mirë të boksierëve që ai drejton. Në aktivitetin e sotëm të Prishtinës do marrin pjesë boksierë nga disa vende të rajonit dhe pritet të ketë një rivalitet të fortë mes tyre për vendet e para.

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.