Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBoll më me këto trajnerë, Maldini ka një ëndërr për stolin kuqezi

Boll më me këto trajnerë, Maldini ka një ëndërr për stolin kuqezi

Milan po vuan prej vitesh. Problemet te kuqezinjtë janë të mëdha, paratë janë me pikatore, cilësia e ekipit nuk është në nivelin e duhur, teksa mungon edhe një emër i madh në stol.

Stefano Pioli po bën maksimumin për të rikthyer ekipin e “Djallit” te rezultatet pozitive, por ato po mungojnë. Paolo Maldini po mendon një skenar që do lumturonte tifozët e Milanit. Tuttosport raporton se ideja e fundit e drejtorit teknik quhet Carlo Ancelotti.

Trajneri i njohur po has vështirësi te Napoli. Ekipi po vuan dhe disa rezultate të tjera negative mund të sjellin shkarkimin e tij. Ancelotti është një idhull në Milanon kuqezi. 60-vjeçari ka fituar gjithçka si lojtar dhe trajner i Milanit.

Maldini dëshiron ta rikthejë në Milanello, edhe pse tentativa nuk pritet të jetë aspak e thjeshtë. Në fillim duhet të vijë ndarja nga Napoli dhe më pas duhet paraqitur një projekt serioz dhe merkato cilësore për të bindur trajnerin për t’u rikthyer në shtëpi. /abcnews/

Paolo Maldini dhe Carlo Ancelotti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments