Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFestoi 100 ndeshje në krye të Kombëtares kundër Shqipërisë, Deshamp: Një krenari,...

Festoi 100 ndeshje në krye të Kombëtares kundër Shqipërisë, Deshamp: Një krenari, më ngroh zemrën

Përveç inaugurimit të stadiumit të ri Kombëtar, ndeshja e djeshme mes Shqipërisë dhe Francës ishte gjithashtu edhe një mbrëmje speciale për trajnerin e Francës, Didier Deshamp.

Kjo pasi për Deshamp kjo ishte ndeshja numër 100 në krye të Francës, teksa e festoi me një fitore ndaj Shqipërisë.

Tekniku i “ gjelave”, pas sfidës me kuqezinjtë është shprehur se kjo arritje ishte një krenari për të. “ Ishin shumë dëshmitarë të kësaj arritje duke nisur nga stafi im, presidenti dhe lojtarët e mi. Më ngroh zemrën sepse varem nga lojtarët.

Nga ata që janë sot këtu, dhe nga ata të kaluarit prej fillimit që kanë lejuar ekipin e Francës të marrë rezultate të mira. Është një krenari personale, por veçanërisht jam krenar kur i shoh të bashkëveprojnë me atë shpirt gare” u shpreh Deshamp./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments