Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESHTYRJA e kampionatit, FSHF-ja ka gati planin ‘B’ (2 JAVË NË 4...

SHTYRJA e kampionatit, FSHF-ja ka gati planin ‘B’ (2 JAVË NË 4 DITË), probleme për Vllazninë

Shtyrja e kampionatit për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë ka prishur dhe axhendën zyrtare të përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Java e 14-të do të zhvillohej të premten dhe të shtunën, por tashmë gjithçka është “rrëzuar” dhe FSHF-së i duhet të hartojë një plan “B”.

Javën e ardhshme ishte planifikuar të luhej në mesjavë e 15-të, por gjasat janë që të ketë një zhvendosje. Të mërkurë dhe të enjte, do të zhvillohet java e 14-të, ndërsa të dielë dhe të hënë e 15-ta.

Duhet theksuar se ende s’ka asgjë zyrtare ndërsa në vazhdim pritet një njoftim nga Federata Shqiptare e Futbollit për të mësuar se si do të jetë axhenda e kampionatit shqiptar.

Ne fakt kjo situate ka krijuar probleme per skuadrat sepse nuk dine si te pergatiten per ndeshjen e rradhes. Thjesht ata jane ne pritje te njoftimit te Federates.

Per Vllaznine ne fakt eshte problem i madh nese do te luheshin dy ndeshje ne 4 dite sepse siç dihet, ajo do te luaje fillimisht ne Gjirokaster dhe me pas ne Korçe, çka do te thote se gjasat jane qe te mos kthehet fare ne Shkoder.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments