Ada është ndalur në Elbasan javën që shkoi megjithatë sipas drejtuesve dhe futbollistëve të saj, ata nuk e kanë merituar humbjen. Edhe goli i pësuar, sipas tyre ka qenë tërësisht pozicion jashtë loje megjithatë tashmë ajo është një histori e kaluar pavarësisht se nuk e dëshironin atë humbje, për të vazhduar serinë e rezultateve të pathyeshmërisë së tyre. por nga dita e nesërme, ata kanë mundësi të nisin një histori tjetër me ndeshje të tilla.

Velipojakët do presin në fushën e tyre ekipin e Kukësit që po bën një paraqitje shumë të mirë këtë kampionat.sipas trajnerit Samuel Nikaj janë marrë të gjitha masat që skuadra e tij të arrijë një fitore në këtë takim, fitore që do kishte vlerën e gjashtë pikëve ngaqë luhet ndaj një rivali direkt. “Po e vlerësojmë në maksimum ndeshjen e kësaj jave me Kukësin. Ky është një kundërshtar shumë i fortë i cili po bën një paraqitje të mirë në kampionat dhe prandaj duhet të bëjmë shumë kujdes ndaj tij. po përpiqemi ta harrojmë humbjen me Elbasanin ndonëse e pamerituar dhe mendjen e kemi vetëm tek ndeshja me Kukësin të cilën duhet ta fitojmë patjetër për të marrë fitoren e parë në fushën tonë këtë kampionat. Kjo ngaqë në dy takimet e para jemi ndarë barazim dhe besoj se tashmë është e treta e vërteta për të marrë fitoren”- ka thënë trajneri i Adës. Por ndërkohë, shumë pozitiv ëhstë fakti që në takimin e nesërm, në formacionin e kësaj skuadre do jetë edhe ish-futbollisti i Vllaznisë Albert Kaçi. I ardhur këtë sezon tek Ada, mesfushori 30 vjeçar pritet t’i shërbejë shumë kësaj skuadre me përvojën dhe aftësitë e tij. këtë besim ka edhe trajneri Nikaj që e vlerëson shumë këtë lojtar prandaj thotë: “Në këtë ndeshje do luajë në formacion edhe Albert Kaçi, një lojtar me cilësi shumë të mira që mund të jetë i rëndësishëm për çdo skuadër në Superligë dhe jo më në kategorinë e parë. Unë kam shumë besim tek vlerat e këtij lojtari dhe mendoj se ka për të qenë i rëndësishëm për ne që në ndeshjen me Kukësin ku e shoh si protagonist të suksesit.megjithatë ai nuk mjafton i vetëm dhe sëbashku edhe me pjesën tjetër të ekipit, besoj se do shkojmë tek fitorja për t’u rikthyer sërish në ato vende ku ishim edhe para dy javësh në renditje”.