HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznit- Ultras, protestë origjinale ndaj FSHF-së dhe klubit Vllaznia

Vllaznit- Ultras, protestë origjinale ndaj FSHF-së dhe klubit Vllaznia

 

Grupimi i vetëm i tifozëve të Vllaznisë, ai me emërtimin “Vllaznit Ultras”, dje kishte menduar një mënyrë shumë origjinale të të protestuarit ndaj FSHF-së në lidhje me gjykimin e ndeshjes së fundit, atë të luajtur në Kuçovë ndaj Tomorit ku Vllaznisë iu bënë shumë padrejtësi.Por protesta e tyre ka qenë dyfishe. Ata nuk janë lejuar nga drejtuesit e klubit Vllaznia për të qëndruar në vendin e tyre të zakonshëm pas portës ngaqë kjo tribunë ka qenë e mbyllur dhe në shenjë proteste, tifozët nuk kanë hyrë fare në stadium për të parë ndeshjen.

Ata janë grumbulluar para zyrave të klubit, ku jo vetëm kanë shpalosur banderolën kundër FSHF-së ku ishte vendosur një 11-she gjyqtarëvsh me trajner presidentin e FSHF-së Armando Dukën, dhe në krahun tjetër të fushës ekipin e Vllaznisë. Përveç kësaj, tifozët e këtij grupimi kanë protestuar edhe ndaj drejtuesve të klubit Vllaznia, madje në adresë të tyre nuk kanë munguar as ofendimet e sharjet apo dhe hedhjet e kapsollave pranë zyrave. Në këtë mënyrë, duket se për klubin shkodran, marëdhëniet me këtë grupim tifozës pas kësaj ndeshje, janë përkeqësuar jo pak.

 

shkodrasport.com

Pamje nga protesta e sotme e grupimit te tifozëve të Vllaznisë, “Vllaznit Ultras”

Foto: Gjon GJEKA

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments