HomeKRYESOREVllaznia mund edhe Farkën, kualifikohet për në turin final të Kupës

Vllaznia mund edhe Farkën, kualifikohet për në turin final të Kupës

Ndonese ka per te luajtur edhe nje ndeshje tjeter, Vllaznia e volejbollit te meshkujve eshte kualifikuar per ne turin final te Kupes se Shqiperise.

Ajo ka arritur pasditen e sotme edhe fitoren e dyte ne ndeshjet ne grup dhe ndonese ka per te luajtur edhe nje ndeshje te trete, ajo e sheh veten tashme ne mes kater ekipeve me te mira qe do te vazhdojne rrugetimin e tyre per fitimin e ketij trofeu.

Vllaznia eshte ndeshur sot ne Tirane ndaj Farka Volej dhe ka fituar me rezultatin 3-1 por duhet thene se ka qene nje ndeshje me shume rivalitet.

Vetem seti i pare eshte fituar me lehtesi nga ekipi shkodran me shifrat 25-18 sepse me pas ne fushe ka patur nje lufte te forte sportive.

Farka fitoi setin e dyte 27-25 duke barazuar numrin e tyre por nderkohe Vllaznia rikthehet ne avantazh duke e fituar te tretin 28-26.

Edhe i katerti do te jete i tille madje ne nje moment eshte Farka qe udheheq 27-26 por ne fund Vllaznia permbys shifrat dhe fiton 29-27 duke fituar edhe krejt ndeshjen 3-1.

Ne kete menyre pas fitores ne ndeshjen e pare ndaj Partizanit, Vllaznia fiton edhe ndaj Farkes nderkohe qe te treten dhe te fundit do ta luaje ndaj Tiranes. Ne loje eshte lufta per vendin e pare ne grup dhe per kete arsye edhe ndaj bardhebluve do te synohet fitorja.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments