Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE BUJSHME/ Hedh hapin e madh në karrierë, futbollisti shqiptar firmos me...

E BUJSHME/ Hedh hapin e madh në karrierë, futbollisti shqiptar firmos me ekipin e njohur europian

Shqipëria dhe Kosova kanë anembanë botës talente garantojnë një të ardhme të shkëlqyer. Këtë herë, futbollisti Mehmet Ibrahimi ka firmosur kontratën e parë si lojtar profesionist. 16-vjeçari që është pjesë e skuadrave zinxhir të Lajpcigut në Gjermani nënshktroi kontratë me ekipin e parë.

Jo vetëm kaq, por Ibrahimi përfaqëson dhe kombëtaren gjermane për grupmoshën 17-vjeçare.

Sulmuesi i krahut ka realizuar 4 gola dhe 1 asist në 14 ndeshje të Kampionatit gjerman të Veriut për 17-vjeçarët.

Në këtë mënyrë, Mehmet Ibrahimi hedh hapin e parë madhor në karrierë. Laipcigu është kthyer në njërin prej skuadrave më të mira në Gjermani, ku sezonin e kaluar e mbylli në vendin e tretë, ndërsa këtë sezon udhëheq kampionatin gjerman. Jo vetëm kaq, por ekipi gjerman konkuron dhe në Ligën e Kampioneve ku do të përballet në raundin 1/16 me Totenhamin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments