Basania U15 merr nje tjeter fitore ne kampionat dhe i largohet edhe me shume fundit te renditjes duke shkuar gradualisht drejt arritjes se objektivit te saj.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Gilman Lika ka luajtur pasditen e sotme ne Laç ndaj skuadres vendase dhe ka fituar me rezultatin e thelle 5-0 ndaj saj.

Ne pjesen e pare ka qene futbollisti Teli qe ka shenuar golin e pare dhe me te eshte pjese kjo pjese, per t’i lene vendin te dytes qe do te prodhonte shume te tjere.

Protagoniste do te ishte futbollisti Uldedaj qe ka shenuar dy gola, nderkohe qe kane shenuar nga nje gol edhe futbollistet e tjere Mehja e Shurbani.

Me kete fitore, e katerta per ne kete kampionat ku merr pjese per here te pare, Basania U15 eshte ngjitur ne kuoten e 12 pikeve dhe mban per momentin vendin e tete ne renditje. Objektivi i saj eshte te kaloje ekipin Brians qe ndodhet me lart ne renditje, por ndaj ketij kundershtari do te luaje edhe nje ndeshje te prapambetur dhe ne rast fitoreje, do t’i afrohej edhe me shume./SHKODRA-SPORT.COM/