HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAdministratori i Vllaznisë shpërthen nga tribuna: O anësor a nuk të vjen...

Administratori i Vllaznisë shpërthen nga tribuna: O anësor a nuk të vjen turp, nuk keni fytyrë ju, jo!

Vllaznia u mposht në kryeqytet nga Partizani me rezultatin minimal 1-0. Kjo humbje ka trishtuar jashtë mase drejtuesit shkodranë, të cilët shpresonin te një rezultat pozitiv.

Në një moment të sfidës, administratori i Vllaznisë, Suad Lici, ka shpërthyer pas një faulli të akorduar në mesfushë, duke u çuar në këmbë nga tribuna VIP, teksa ka kontestuar vendimin e gjyqtarit anësorit, Erind Burgu.

“Ça je tu ba ma, a nuk të vjen turp?! O anësor, a nuk të vjen turp?! Nuk keni fytyrë ju, jo!” , ishin fjalët e Licit, drejtuar asistentit Burgu, që sinjalizoi faullin në favor të Partizanit.

Perveç administratorit, edhe trajneri Jonuz ka qene i pakenaqur me arbitrimin dhe per kete arsye nuk eshte prononcuar pas ndeshjes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments