Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar lajmi se Olsi Rama dhe Ilir Daja janë përplasur pas ndeshjes së Partizanit me Vllazninë në Shkodër, ku të kuqtë u mundën 1-0. “Panorama Sport” kontaktoi me drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, i cili e ka mohuar në mënyrë kategorike këtë gjë.
“Nuk kam pasur asnjë komunikim me trajnerin pas ndeshjes. Si rrallë herë në fakt, sepse zakonisht edhe bisedojmë. Por dje nuk kemi pasur pothuajse asnjë kontakt pas ndeshjes. Nuk e di nga ka dalë kjo gjë, por e vërteta është kjo që po ju them unë.
Në të shkuarën edhe kemi biseduar, apo edhe diskutuar. Fundja ne të gjithë bëjmë një punë të caktuar dhe në punë nuk ka asnjë çudi të ketë edhe debate, por dje nuk ka ndodhur kështu. Është një gjë krejtësisht e sajuar”, deklaroi Rama.
Ne fakt, kjo nuk eshte aspak e vertete sepse Rama ka qendruar prane dhomave te zhveshjes se ekipit rreth 45 minuta bashke me pjestare te tjere te stafit teknik e drejtues. Mjafton te pyesesh te gjithe ata qe kane qene te pranishem ne korridoret e stadiumit pas ndeshjes dhe e meson sakte tensionin qe ka patur ne kampin e kuq.
Po ashtu edhe fjalet qe qarkulluan se Daja iku, por nese per drejtuesit nuk ka patur asgje, urojme te jete ashtu.